Mëngjesi i sotëm ka qenë një nga më të tmerrshmit për Pierre-Emerick Aubameyang dhe familjen e tij. Sulmuesi i Barcelonës ra pre e grabitjes në shtëpinë e tij, madje 4 hajdutë e kanë sulmuar edhe fizikisht ish-sulmuesin e Arsenal bashkë me bashkëshorten e tij.
“El Pais” raporton se të paktën katër burra u ngjitën në kopshtin e tij në kompleksin në Castelldefels dhe e kërcënuan me armë zjarri dhe shufra hekuri dhe hajdutët u arratisën me bizhuteritë pasi arritën të hynin në kasafortën e lojtarit.
Aubameyang u sulmua në sytë e gruas së tij Alysha Behague, me kriminelëtqë më pas kanë ikur me një Audi A3 të bardhë.
Të dy kanë mbetur me plagë të lehta pasi u sulmuan nga banda. Ata u lanë të shtriheshin në dysheme për një orë përpara dy fëmijëve të tyre të tmerruar Curtys, 11 vjeç dhe Pierre 6 vjeç, raportohet nga “RAC1”.
Aubameyang u godit në mjekër nga një shufër hekuri, ndërsa Behague pësoi një goditje në kokë. Bashgkëshortja e lojtarit të katalanasve njoftoi shpejt policinë spanjolle, e cila tani është në kërkim të autorëve.
Dyshja gjithashtu thuhet se refuzuan të shkonin në spital sepse nuk donin t’i trembnin më fëmijët e tyre, por Barcelona është e vendosur t’u ofrojë atyre psikologë nëse dëshirojnë ndihmë të mëtejshme.