Një vrasje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Prishtinë.
Një burrë dyshohet të ketë mbytur gruan e tij më sëpatë, merr vesh Front Online nga burime të sigurta brenda Policisë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Mark Isaku në kryeqytet. Akoma nuk dihet motivi.
Front Online mëson nga burimet e veta se viktima është e lindur në vitin 1959 ndërsa bashkëshorti që dyshohet ta ketë kryer vrasjen 1952.