Shtëpia e familjes Godeni në rrugën ‘Mark Isaku’ në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit të sotëm u shndërrua në skenë krimi. Kryefamiljari, Izet Godeni, dyshohet se në mënyrë makabre ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, 63-vjeçare
Sinjali mëson se viktima është Sadije Godeni dhe e njëjta u gjet e vdekur, pasi vetë i dyshuari njoftoi Policinë për aktin makabër që kishte kryer.
Godeni dyshohet se vrasjen e rëndë ndaj bashkëshortes së tij e ka kryer në shtëpinë e familjes, ku dyshohet se ka goditur me sëpatë viktimën 63-vjeçare të cilës i ka shkaktuar plagë fatale.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
FrontLajn do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.