Një grua nga Vushtrria, e shqetësuar jashtëzakonisht shumë ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi bashkëshorti i saj ia ka shpërndarë fotot dhe videot intime të gjithë familjarëve dhe shoqërisë së saj dhe të njëjtat i ka publikuar edhe në Facebook.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se motivi i rastit dyshohet të jetë mosmarrëveshja mes tyre para disa ditësh në lidhje me vazjën e tyre, e cila jeton me nënën.
Bazuar në dëshminë e viktimës, ish-bashkëshorti i ka kërkuar asaj që t’ia dërgojë vajzën në takim, sepse në të kundërtën do t’ia publikojë ato pamje.
Ashtu edhe ndodhi, për çka ajo menjëherë e denoncoi rastin në Polici, ku ka dhënë deklaratë në detaje për bisedën që ka pasur me ish-bashkëshortin e saj, me të cilin janë në procedura të divorcit.
Pas përfundimit të intervistimit, në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe sigurimin e prezencës së të dyshuarit.