Për shkak të numrit të madh të kërkesave për data të aplikimeve, të cilat tejkalojnë datat e mundshme, ato janë shpërndarë në short mujor që nga dhjetori i vitit 2021.
Në fillim të çdo muaji, një listë e re regjistrimesh hapet vazhdimisht për data aplikimi për rreth dy javë. Periudha e saktë e hapjes publikohet (në uebsajtin e ambasadës gjermane) çdo muaj. Pasi lista të jetë mbyllur, një gjenerator i rëndomtë i kontrolluar prej kompjuteri zgjedh lotarinë për atë se kush do të merr datë aplikimi në muajin e ardhshëm. Të gjitha regjistrimet të bëra në muajin përkatës do të marrin pjesë në përzgjedhje, pavarësisht se kur janë bërë. Regjistrimet e mëhershme nuk kanë avantazh mbi regjistrimet e mëvonshme, njofton ambasada gjermane.
Regjistrimet e shumëfishta janë të përjashtuara. Ndryshimet e mëvonshme në të dhënat e futura për regjistrim nuk janë të mundshme. Nuk lejohet kalimi i terminit te një person tjetër. Përfshirja e palëve të treta ( p.sh. një agjencie) nuk është e nevojshme dhe nuk sjell asnjë avantazh. Ju lutemi merrni kohën tuaj për t’u regjistruar për procedurën dhe sigurohuni që të keni futur saktë të dhënat tuaja.
Edhe nëse konfirmimi i takimit është i disponueshëm, pranimi në zyrën e vizave do të jepet vetëm nëse të dhënat personale në pasaportën e aplikantit përputhen plotësisht me ato në regjistrimin e takimit.
Hedhja e shortit kryhet në Ministrinë e Jashtme Federale në Berlin nën mbikëqyrjen e disa personave. Në fund të muajit personat e tërhequr do të njoftohen se kur do të bëhet takimi i tyre. Takimet nuk mund të shtyhen dhe aplikimi juaj mund të pranohet vetëm nëse vini në takim me dokumente të plota.
Të gjithë personat që nuk kanë marrë njoftim për takim deri në fund të muajit nuk kanë qenë të suksesshëm në short dhe mund të regjistrohen në listën e muajit në vijim.
Lexo edhe: Tërheqja nga Trusti, vjen lajmi i fundit nga Komisioni për Buxhet
Regjistrimet që nuk kanë marrë takim do të fshihen në fund të muajit. Kërkohet një regjistrim i ri për të marrë pjesë në shortin e takimeve në muajin në vijim.
Takimet për të aplikuar për vizë sipas “rregullores së Ballkanit Perëndimor” mund të bëhen vetëm në këtë mënyrë. Ambasada nuk cakton takime të veçanta, ndaj ju lutemi mos bëni pyetje të tilla.
Informacioni aktual:
Lista e regjistrimeve për terminet në janar është aktualisht e hapur, lista do të qëndrojë e hapur deri më 13 dhjetor 2022 në orën 15:00. Sistemin e takimeve dhe listën e regjistrimeve i gjeni këtu.
LINKU KËTU