Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
E tmerrshme: Sulmohet një grua shtatzënë në Gjakovë -

E tmerrshme: Sulmohet një grua shtatzënë në Gjakovë

Dhuna në familja po vazhdon të mbetet një ndër dukuritë më shqetësuese në vend, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët e tjerë të familjes.

Ato madje nuk ‘kursehen’ nga sulmet as gjatë muajve të shtatzënisë, duke qenë kështu në rrezik të madh. Në 24 orët e fundit kanë ndodhur tri raste të tilla në rajonin e Gjakovës.

Për dy raste Sinjali ka raportuar mbrëmë dhe sot, teksa tash ka mësuar detaje se edhe një grua shtatzënë nga fshati Hereq i kësaj komune, e cila ka kërkuar mbrojtje nga Policia.

Ajo e ka denoncuar bashkëshortin e saj, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj saj, mëngjesin e sotëm, në shtëpinë e tyre.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se burri i dyshuar, M.A.. 32-vjeçar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij që është shtatzënë, e të cilën e ka goditur me grushte e rrip në kokë e pjesët e trupit.

Pas dhunës që përjetoi nga burri gjatë pritjes së ëmbël, asaj iu desh t’i nënshtrohej kontrollit gjinekologjik, por për fat të mirë gjithçka ka qenë në rregull. Megjithatë, Sinjali mëson se ajo ka pësuar lëndime në pjesët e tjera të trupit, për çka mori trajtim mjekësor.

Pasi policia është vënë në dijeni për tastin, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Sinjali merr vesh se gruaja shtatzënë bashkë me tre fëmijët e saj është dërguar në strehimore.

Teksa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj të dyshuarit “Dhunë në familje” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *