Një shpërthim tjetër ka ndodhur shumë pranë gazetarëve nga Kosova të cilët janë duke përcjell nga afër zhvillimet aktuale në veri të Mitrovicës.
Ky shpërthim siç raporton gazetarja e Kanal10, Saranda Aliu ka ndodhur pranë zyrës së KQZ-së, në veri.
Nga aty, policia e Kosovës i ka larguar gazetarët e terenit të cilët kanë qenë duke raportuar, për arsye sigurie.
Gjatë ditës së sotme, janë raportuar disa shpëthime në veri të Mitrovicës e në Zubin Potok.