Personazhi kontravers nga Gjilani, Princvalentino Corleone, shumë shpesh di të bëhet kryefjalë e mediave për ndodhitë në jetën e tij.
Pak javë më parë ai përfundoi në spital, pasi dyshohet se u plagos me armë zjarri nga vajza me të cilën bashkëjetonte. E së fundi, ai ka rënë pre e një gracke të punuar nga tri vajza me të cilat deshi ta kalojë natën.
Sinjali mëson ekskluzivisht se e gjithë ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së martës, ku Vali kishte shkuar në një nga motelet në Gjilan, bashkë me dy vajza, njëra e nacionalitetit serb dhe tjetra shqiptare. Por treshja e natës nuk ishte vetëm, pasi atyre iu bashkuan edhe dy vajza tjera nga Maqedonia e Veriut, të cilat siç duket e futën në kurth gjilanasin e njohur.
Pasi kishin shkuar në motel dhe kishin filluar të argëtohen me njëri-tjetrin, njëra nga vajzat kishte dalë nga dhoma gjoja për të marrë pije, por aty filloi drama e vërtetë. Brenda dhomës hynë dy persona të armatosur, njërin prej të cilëve Vali ka arritur ta identifikojë me emër dhe mbiemër.
Të dyshuarit me të hyrë në dhomën ku po qëndronte Vali me tri vajzat tjera, nën kërcënimin e armës kishin detyruar atë që para telefonit të cilit i ishte shtypur butoni për incizim, të deklarojë se ka borxh në vlerë të 100 mijë eurove ndaj dy personave në fjalë.
Duke mos lëshuar për asnjë moment të vetëm armën nga dora, të dyshuarit kanë detyruar Valin që bashkë me veturën e tij t’i dërgojë ata në kufirin me Maqedoninë e Veriut.
Me t’i lënë ata aty, të dyshuarit kanë marrë veturën luksoze të markës Audi SQ7 në kompensim të borxhit 100 mijë eurosh dhe janë zhdukur nga sytë e Valit.
Të gjithë ngjarjen që i ka ndodhur, Corleone e ka rrëfyer në Polici tri ditë pas.
Ai para hetuesve ka treguar se kush është njëri nga të dyshuarit (emër i njohur për redaksinë), ndërsa për të dyshuarin e dytë ka deklaruar se nuk e njeh.
Njësitet policore me të marrë informatën janë vënë në lëvizje që të kapin personat e dyshuar, teksa me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Grabitje’.