Një veturë nga eskorta e kryeministrit Albin Kurti është aksidentaur rrugës për Gjilan.
Gazeta Insajderi ka siguruar pamje ekskluzive nga ky aksident ku është përfshirë një veturë e eskortës së kryeministrit.
Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu e ka konfirmuar lajmin për Insajderin duke shtuar se nuk ka të lënduar.
Ai tha se automjeti që është⌂ aksidentuar nuk ka qenë kryeministri në të.
“Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit Kurti ka pasur një aksident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej kryeministri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident”.