Vlerën e koeficientit për Ligjin e Pagave po e presin të gjithë. E rebelim po paralajmërojnë nga Sindikata e Shëndetësisë së Kosovës. Prej atje po thonë se do të marrin masa nëse vlera e koeficientit është nën shifrën e 120 eurove.
Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Tevide Imeri, ka thënë për Front Online se nëse koeficienti i pagës do të jetë nën 120 Euro, atëherë sipas saj do të ketë rebelim.
“Kemi dashtë të jetë 132 euro, 50 % e pagës minimale. Megjithatë çka është nën 120 euro është e papranueshme për ne”, tha ajo.
“Sigurisht që do të ketë rebelim nëse është nën 120 euro vlera e koeficientit. E kemi pasur një takim me Arben Vitinë, por ai ka thënë se nuk e dinë akoma as ai koeficientin. Jemi në mjegull. Nuk e dimë çka do të ndodh”, u shpreh Imeri.
Ndërkohë zyrtarë të Qeverisë kanë bërë të ditur se vlera e koeficientit do të bëhet e ditur gjatë këtj muaji. Por deri më tani nuk ka ndonjë vlerë për këtë punë