Një aksident i rëndë trafiku që kishte ndodhur të hënën e 16 janarit te semaforët e shkollës ‘Mihail Grameno’ në Fushë Kosovë, kishte lënë të lënduar rëndë një grua.
46-vjeçarja që u godit nga vetura tash e dy javë po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Sinjali mëson se ajo nuk ka mundur që t’u bëjë ballë plagëve të rënda që i kishte marrë si pasojë e aksidentit dhe ka ndërruar jetë sot.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për Basrie Gllogu, 46-vjeçare.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.