Fatkeqësitë e tërmeteve në Turqi dhe Siri janë shqetësuese për të gjithë botën dhe kjo bashkuar edhe një herë shumë persona të fuqishëm financiarisht për të ndihmuar.
Lionel Messi është në mesin e atyre personave që janë aktivizuar menjëherë për të ndihmuar, me argjentinasin që duke miliona euro për zonat e prekura.
Tërmeti në Turqi dhe Siri ka marrë jetën e mijëra njerëzve, gjersa ka rrëzuar shumë shtëpi, shkolla, ndërtesa dhe objekte të tjera.
Kjo situatë ka ngritur shqetësime në mbarë botën, përfshirë yllin e futbollit Lionel Messi. Sipas raportimeve nga një sërë mediash në Turqi, ylli 35-vjeçar ka shpërndarë menjëherë ndihma humanitare në vlerë 3.5 milionë euro.
Me situatën e rëndë në Turqi, Lionel Messi i ka kërkuar fondacionit të tij, “Fondacion Leo Messi”, që të dërgojë ndihma në vendin e tërmetit, përcjell tvOnenews.com
Fondacioni Leo Messi është një fondacion familjar që kujdeset për shëndetin dhe edukimin e fëmijëve nëpër botë. Vëllai i madh i Leos, Matias Messi, organizon aktivitetet e fondacionit në partneritet me UNICEF.
Lionel Messi depremzedeler için 3.5 milyon euro bağışta bulundu. pic.twitter.com/LdTcFuIwQW
— Trivela Sports (@trivelaspors) February 7, 2023