Kamenicasit Naim Demollit, dy kombajna e një kamion iu paguan veç 4000 euro, megjithëse i kishte shitur për 21.000.
Pjesën e mbetur të parave blerësi nga Vushtrria pos që nuk pranoi t’ia jepte edhe e sulmoi fizikisht, kur shkoi për t’ia kërkuar, ditë më parë.
Krejt këto i hodhi poshtë vetë i dyshuari S.S kur klani e pyeti për ngjarjen.
55 vjeçari nga fshati Druarë i Vushtrrisë, prapa kamerës tha se nuk ka ngritur dorë e as kanosur personin prej të cilit bleu mjetet bujqësore.
Megjithkëtë, atij i doli punë me policinë, që pas këtij rasti ia bastisën shtëpinë ndonëse në të nuk gjetën gjë.