Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Vajza e mitur i kërkon mësuesit të flasin për marrëdhëniet seksuale (VIDEO) -

Vajza e mitur i kërkon mësuesit të flasin për marrëdhëniet seksuale (VIDEO)

Videoja e një të miture që kërkon nga mësimdhënësi i saj të flasin për marrëdhëniet seksuale gjatë orës së mësimit është bërë virale në rrjete sociale.

“Marrëdhënia seksuale bëhet në? Arsimtar? Qysh, për shembull këta të rinjtë po shkojnë nëpër “motele”, dëgjohet duke i thënë vajza mësimdhënësit të saj.

Në fakt kjo video është publikuar nga përdoruesi “arbenita_rr” në TikTok e cila me të reagon ndaj protestave që për dhunimet i lënë fajtorë vetëm meshkujt derisa, sipas saj, e njëjta duhet të shihet për ta kuptuar që ka edhe raste kur vajzat e mitura përdorin fjalor banal me të rriturit.

Klankosova.tv ka vendosur ta publikojë të njëjtën, por për shkak se dyshon që vajza në fjalë është e mitur i është ndryshuar zëri në mënyrë që ta ruajë identitetin e saj.

Identiteti i është fshehur edhe mësimdhënësit, meqë duket se ai filmohet tinëzisht.

Kjo ngjarje nuk dihet se kur dhe në cilën shkollë ka ndodhur, por duke u bazuar në videon besohet se vajza mund të jetë nxënëse e ciklit të mesëm të ulët pasi mësimdhënësit i referohet si “arsimtar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *