Dy persona janë therur me thikë dhe janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar në spitalin e veriut të Mitrovicës.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në oborrin e konviktit të studentëve në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në veri të Mitrovicës, Besim Hoti.
“Po është e vërtëtë, mund ta konfirmoj që së paku dy persona janë ther me thikë. Jemi duke punuar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Asnjë informacion më shumë për momentin nuk mund të themi.”, tha Hoti për Gazetën10.