Dani Alves thuhet se ka kërkuar të mbyllet në qelinë e tij për pjesën më të madhe të ditës pasi gruaja e tij ia kërkoi divorcin, pas akuzave se ai përdhunoi një grua.
Ish-ylli i futbollit të Brazilit dhe Barcelonës ka qenë në burg që kur u arrestua më 20 janar mes pretendimeve se sulmoi gruan në një klub nate të Barcelonës në fund të vitit të kaluar.
Gruaja e tij Joana Sanz e vizitoi atë në burgun Brians 2 në Kataluni në shkurt mes raportimeve se modelja kishte kërkuar divorc.
Përmbyset bota e Dani Alvesit shkaku i akuzave për përdhunim – futbollisti ka hyrë tani edhe në grevë urie
Burimet thanë se ai “është plotësisht i shkatërruar dhe shumë nervoz” pasi gruaja e tij 29-vjeçare Joana i tha atij se donte t’i jepte fund martesës së tyre.
Sipas Cuatro, Alves dëshiron të jetë “i mbyllur në qelinë e tij” për pjesën më të madhe të ditës në burgun ku po mbahet.
Kuptohet se ai tani është në një qeli i vetëm, pasi më parë e kishte ndarë atë me një të burgosur tjetër.
Alves gjithashtu ka hyrë në grevë urie dhe ka ditë që ai nuk ha fare, sipas raportimeve.
Por – thuhet se atij i lejohen vizitat ditore në burg, ku bëhet e ditur se ka bërë debutimin e tij në futboll në burg.
Asnjë datë nuk është caktuar për gjyqin e Alves, ndërsa braziliani do të vazhdojë qëndrimin prapa grilave.