Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Mërgim Berisha ‘e refuzoi’ Kosovën, talenti serb braktisi Gjermaninë për Serbinë -

Mërgim Berisha ‘e refuzoi’ Kosovën, talenti serb braktisi Gjermaninë për Serbinë

Mërgim Berisha ka thyer zemrat e shumë “dardanëve” kur vendosi të refuzonte Kombëtaren e Kosovës në futboll. Ndërkohë, një rrëfim krejt tjetër na vjen nga Serbia.

Mërgim Berisha ishte pjesë e Gjermanisë U-21, ashtu siç ishte edhe Llazar Samarxhiq. Berisha vendosi që të pranonte ftesën e kombëtares A të Gjermanisë, që efektivisht nënkupton se ai nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës. Por, ndryshe është rrëfimi i Llazar Samarxhiqit. Ai vendosi t’i thoshte “JO” Gjermanisë e “PO” Serbisë, përkundër që dihet se cila kombëtare është më e forët.

Futbollisti që luan për Udinesen në Serie A të Italisë, dhe që sapo i ka mbushur 21 vjet, ka vëmendjen e klubeve më të mëdha të Evropës edhe aktualisht. Në këtë edicion të Serie A, ai ka shënuar 4 gola nga 26 ndeshje – duke qenë prej lojtarëve të rinj më të mirë në ligën italiane.

Samarxhiq – i lindur në Berlin – e ka përfaqësuar Gjermaninë në pesë kategori të grupmoshave, filluar me U-16 e deri më U-21. Në total, ai ka bërë 28 paraqitje dhe i ka shënuar 9 gola, e që është impresive për një qendërmesfushor.

Berisha, në anën tjetër, ani pse qendërsulmues, ka luajtur 13 herë për Gjermaninë U-21 dhe e ka shënuar vetëm një gol.

Nuk dihet pse Samarxhiq vendosi të luante për Serbinë në vend të Gjermanisë, por dihet megjithatë pse Mërgim Berisha vendosi të luante për Gjermaninë në vend të Kosovës.

“Ai e preferoi Serbinë para Gjermanisë. Tash atij i duhet ta justifikojë veten. Jam i gëzuar që e zgjodhi Serbinë në vend të Gjermanisë.” – tha trajneri serb Dragan Stojkoviq.

Stojkoviq u shpreh se e kishte shikuar Samarxhiqin veçanërisht në ndeshjen e zhvilluar të Udineses kundër Milanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *