Një burrë në Viti rrahu nënën, bashkëshorten dhe motrën

Një burrë në Viti dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën, bashkëshorten dhe motrën e tij.

Siç thuhet në raportin e policisë, nëna dhe motra janë dërguar në strehimore, ndërsa rasti është në procedurë të rregullt.

“Viti 21.03.2023-18:40. Pas një mosmarrëveshje në familje i dyshuari mashkull kosovar i ka sulmuar fizikisht tri viktimat femra kosovare (nënën, motrën dhe bashkëshorten e tij). Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, nëna dhe motra janë dërguar në strehimore, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *