Kosova do të përballet me Izraelin dhe Andorën në dy ndeshjet e para të grupi I për kualifikimet e Euro 2024.
Mediat e huaja të njohura kanë bërë parashikimet për secilin grup se kush kalon tutje, shkruan FrontSport.
Në grupin I ku bënë pjesë: Kosova, Zvicra, Izraeli, Rumania dhe Bjellorusia duket se më të sigurt kualifikimin e ka Zvicra.
Sipas një parashikimi nga një medium i huaj në këtë grup e para do të përfundojë Zvicra kurse vendin e dytë sipas tyre do e zë Izraeli. Sa i përket Kosovës ata kanë bërë parashikim që “Dardanët” do ta mbyllin kampanjën në vendin e katërt.