Rruga e gjatë e Valon Berishës për të ardhur në Kosovë, kaloi shumë vende të botës për t’i përfaqësuar ‘Dardanët’

Futbollisti, Valon Berisha kaloi mbi shumë shtete të mëdha të botës vetëm për të ardhur në Kosovë – për t’i përfaqësuar ‘Dardanët’ në para-kualifikimet e Euro 2024.

Berisha, i cili luan në Australi te Melbourne City dje gjatë ditës mbërriti në stërvitje me ekipin e plotë të Alain Giresse edhe pse udhëtoi mbi 15 orë.

Ai kishte disa ndalesa interesante, nga Australia u ndal në Korenë e Jugut, pastaj në Turqi dhe krejt në fund arriti në aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’.

Kujtojmë që gjatë këtij sezoni me Melbourne, Berisha zhvilloi 20 paraqitje, shënoi një gol dhe bëri katër asiste. Ai do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Kosovës gjatë muajit mars, ndaj Izraelit dhe ndaj Andorrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *