Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Qeveria Kurti hap një universitet të ri publik -

Qeveria Kurti hap një universitet të ri publik

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e së mërkurës ka marr vendim për hapjen e një universiteti të ri publik.

Në këtë mbledhje ekzekutivi ka miratuar vendimin për themelimin e Kolegjit Publik Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM) me seli në Mitrovicë, si institucion i arsimit të lartë.

IBCM fillimisht ishte themeluar në vitin 2010 si një fondacion i regjistruar ndërkombëtar jo-profitabil i udhëshequr nën drejtimin e organizatës jo-qeveritare holandeze SPARK.

Por, tash IBCM nuk do të shërbejë më vetëm si fondacion, pasi që nga sot ai do të jetë universitet.

Lidhur me këtë vendim, Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka thënë se ky institucion do të funksionojë në mënyrë të drejtë, dhe që kolegji do të ofrojë programe në gjuhën angleze.

“Në koordinim me zyrën e BE-së, kemi themeluar grupin punues për gjetje financiare. IBC ka qenë projekt i përbashkët i iBC-së me qeverinë e Kosovës. Gjatë takimeve janë propozuar gjashtë opsioneve dhe zgjidhja më e realizueshme është marr vendim që ky te jetë kolegj i parë publik i financuar nga Qeveria e Kosovës”, tha Nagavci.

IBC ishte themeluar në mars të vitit 2010, me donacione nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SDA), Ministrja Daneze e Punëve te Jashtme, Ministria Holandeze për Bashkëpunim për Zhvillim, Departamenti i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Zhvillim Ndërkombëtar, Konfederata Zvicerane dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *