Aksident i rëndë në Mitrovicë, gjashtë të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Podujevë, gjegjësisht te vendi i njohur si Tuneli i Parë.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti e konfirmoi aksidentin, duke dhënë edhe informatat preliminare.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, përkatësisht në segmentin rrugor afër Tunelit të Parë; në aksidnet janë përfshirë dy vetura, si pasoj e aksidentit gjashtë (6) persona kanë pësuar lëndime”, tha ndër tjerash Zahiti.

Më poshtë edhe pamjet e siguruara nga redaksia jonë, ndërsa do t’ju njoftojmë për çdo informacion të ri lidhur me aksidentin respektiv dhe jo vetëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *