Kosova sot filloi ciklin e kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Dardanët” ndeshjen e parë e kishin në udhëtim ndaj Izraelit ku barazuan në “Bloomfield Stadium” me rezultat 1-1.
Në grupin I kishte edhe dy ndeshje tjera si: Andora – Rumania dhe Bjellorusia – Zvicra.
Zvicëranët që janë favoriti kryesor i këtij grupi fitoi ndaj Bjellorusisë me rezultat të thellë 0-5.
Në anën tjetër edhe Rumania shënoi fitore ndaj kundërshtarit të ardhshëm të Kosovës, Andorës me rezultat 0-2.
Pas këtyre rezultateve Kosova ka një pikë dhe pozicionohet në vendin e 3’të, kurse Zvicra kryeson grupin me 3 pikë aq sa ka edhe Rumania por ‘helvetikët’ kanë goldallim më të mirë.