Yllit të Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovës i është rritur vlera e tij.
Edoni po tregon formë fenomenale në ekipin e tij, Lille.
Pavarësisht që nuk është startues i pasdiskutueshëm, në momentin që futet në lojë tregon paraqitje për t’u duartrokitur.
E kjo ka ndikuar që atij t’i rritet vlera në sajtin e njohur ‘Transfermarkt’.
Edon Zhegrova vazhdon me rritje të vlerës në treg nga pesë milionë, vlera e tij tash është shtatë milionë euro.
Përveç anësorit kosovar rritje të vlerës ka pasur edhe Vedat Muriqi, nga 10 milionë euro në 15.