Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Tragjike: Vdes në moshën 15 vjeçare futbollisti i 2 Korrikut -

Tragjike: Vdes në moshën 15 vjeçare futbollisti i 2 Korrikut

Klubi i futbollit “2 korriku” ka njoftuar se ka vdekur ish-futbollisti i kësaj skuadre, 15 vjeçari Leonit Syla.
Ne telegramin e ngushëllimit të dërguar nga klubi familjes së Leonitit, thuhet se ky lajm është jashtëzakonisht i rëndë jo vetëm për familjen por për të gjithë dashamirët e futbollit.

Ky është shkrimi i plotë i “2 korrikut” në “Facebook”:

Me pikëllim të madh morëm lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj e ish-futbollistit të shkollës tonë të futbollit, Leonit.

Fjalët e duhura është e vështirë për t’u gjetur tani, sepse largimi kaq i hershëm nga jeta i një fëmiu siç ishte Leoni, më moshën 15-vjeçare, është i rëndë për t’i bërë ballë, por ju lusim që t’i pranoni ngushëllimet tona të sinqerta për djaloshin e artë që sot shkoi në amshim.

Leoni ishte luftarak në fushën e futbollit e po ashtu edhe jashtë saj, sepse luftoi fortë më sëmundjen e rëndë që e kishte, por si një djal trim e i patrembur me luftën e mosdorëzimin e tij ka treguar se sa shumë e donte jetën e futbollin.

Leoni vet si djalë i fortë që ishte, do të mbetet shembull i vërtetë për çdo shok e shoqe të rrethit të tij dhe jo vetëm; Leonin do ta kujtojmë me mall tërë jetën.

Këto momente janë jashtëzakonisht të rënda; të gjithë jemi me lotë në sy e dhimbje në zemër, por bashkë më Ju do të jemi përherë e nderuara familje e të ndjerit, të cilin do ta kujtojmë përherë me të gjitha ato kujtime të bukura e shpresëdhënëse që i ka lën pas vetes.

Me zemër të thyer, edhe një herë të nderuar familjarë e të afërm të Leonit, na lejoni që t’i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta e për të ndjerin të iu themi, dheu i Kosovës qoftë i lehtë për të.

Me shumë respekt, FC 2 Korriku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *