Superpuna njofton që është bërë ekzekutimi i pagesës për 500 punëtorët e parë të angazhuar përmes superpuna gjatë muajit shkurt.
Bizneset që angazhojnë punëtorë përmes superpuna duhet të kalojnë verifikimet si në vijim:
???? Të deklarojnë punëtorët e angazhuar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK);
????Të deklarojnë punëtorët në ATK me pagë të njejtë apo më të lartë sesa në shpalljen në superpuna;
???? Të mos kenë obligime tatimore të papaguara ndaj ATKsë.
Rikujtojmë që subvencionimi nga Qeveria bëhet me një muaj diferencë, ngase deklarimi i punëtorëve në ATK bëhet deri më datë 15 të muajit vijues të angazhimit. Pra, për punëtorët e angazhuar në muajin mars ????️, deklarimi në ATK bëhet deri më 15 prill.
Për bizneset ???? dhe punëkërkuesit???????????????? e interesuar, regjistrimi në superpuna bëhet përmes vegëzës në vijim: https://superpuna.rks-gov.net