Pesë ditë brenda muajit prill janë ditë pushimi, për shkak të festave të ndryshme.
Këtë të hënë, më 10.04.2023 shënohet Dita e Kushtetutës.
Pastaj të martën më 11.04.2023 shënohet dita e Pashkëve Katolike.
Duke vazhduar tutje, më 17.04.2023, ditë e hënë janë Pashkët Ortodokse.
Më 21.04.2023 e premte, shënohet Dita e Bajramit të Madh.
Pushimet vazhdojnë tutje edhe një të hëne, më 01.05.2023 kur shënohet edhe Dita Ndërkombëtare e Punës.
Kësisoj punëtorët e sektorit publik do të shijojnë mirë e mirë ditët e këtij muaji që është përplot me pushime.