Muaji prill shumë i dashur për sektorin publik, pesë ditë të javës me festa

Pesë ditë brenda muajit prill janë ditë pushimi, për shkak të festave të ndryshme.

Këtë të hënë, më 10.04.2023 shënohet Dita e Kushtetutës.

Pastaj të martën më 11.04.2023 shënohet dita e Pashkëve Katolike.

Duke vazhduar tutje, më 17.04.2023, ditë e hënë janë Pashkët Ortodokse.

Më 21.04.2023 e premte, shënohet Dita e Bajramit të Madh.

Pushimet vazhdojnë tutje edhe një të hëne, më 01.05.2023 kur shënohet edhe Dita Ndërkombëtare e Punës.

Kësisoj punëtorët e sektorit publik do të shijojnë mirë e mirë ditët e këtij muaji që është përplot me pushime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *