Pak më parë u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot, në një shtëpi në rrugën “Prelez i Jerlive” në Ferizaj, ku një 33-vjeçar është gjetur pa shenja jete.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për Visar Muratin, vdekja e të cilit tronditi familjen, e sidomos vëllain e tij që e gjeti të shtirë në tokë dhe pa shenja jete në shtëpinë e tyre.
Vdekjen e të riut e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
02Press do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.