Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar rreth vendimit të djeshëm të Avokatit të Popullit i cili e dërgoi Ligjin e Pagave në Gjykatë Kushtetuese.Haxhiu ka thënë se dërgimi i Ligjit të Pagave në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit, ua hoqi ‘maskën’ Qeverisë dhe Grupit Parlamentar të LVV-së, raporton Gazeta Blic.
Ai tha se qindra ankesa te Avokati i Popullit për këtë ligj, janë dëshmi se kjo shumicë parlamentare është e ‘padijshme’ dhe e ‘papërgjegjshme’.Reagimi i plotë:
Dërgimi i Ligjit të Pagave në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit, ua hoqi maskën Qeverisë dhe Grupit Parlamentar të LVV-së.104 ankesa të dorëzuara nga subjekte të ndryshme të sektorit publik te Avokati i popullit tregojnë pakënaqësinë e nëpunësve publik me Ligjin e Pagave të miratuar nga kjo mazhorancë e pa dijshme dhe e papërgjegjëshme.
Ankesat janë kryesisht për shkak të trajtimit jo adekuat, jo të barabartë, ulje të koeficientit, zvogëlimin e pagave, heqjen e shtesave etj.Sipas Avokatit të Popullit procesi i miratimit të Lgjit të Pagave nuk ka qenë transparent, i përgjegjshëm dhe as demokratik.
Ligji nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe as me frymën e Aktgjykimit KO219/19 të Gjykatës Kushtetuese.Shpresoj që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të jetë i shpejtë dhe i drejtë për të eleminuar pabarazinë dhe padrejtësitë.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave deputetët e Kuvendit duhet të reflektojnë dhe të miratojnë ligje për interesa të qyetarëve të vendit dhe jo për interesa të politikës ditore për dëshirën e “shefit”.
Pushteti gaboi që injoroi amandamentet tona në Ligjin e Pagave dhe kërkesat e sindikatave sepse do të eleminoheshin me kohë padrejtësitë dhe pabarazitë.