Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Kamenicë: Bie nga skelet, vdes një 45-vjeçar -

Kamenicë: Bie nga skelet, vdes një 45-vjeçar

Një 45-vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës, pasi është rrëzuar nga skelet.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi. Mësohet se rasti tragjik ndodhi sot rreth orës 13:45, përcjell lajmi.net.

Ndërkaq, me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është inicuar si “vdekje aksidentale”.

Njoftimi i plotë:

Sot, me datën 08.04.2023 rreth orës 13:45 stacioni policor në Kamenicë, nga qendra emergjente e spitalit rajonal të Gjilanit është njoftuar se aty ësht sjell një person mashkull kosovar (viti i lindjes 1978) pa shenja jete.

Njësitet policore relevante i janë përgjigjur rastit dhe sipas informatave preliminare viktima dyshohet se gjatë kryerjes se disa punimeve në shkollën e fshatit Koretin të komunës së Kamenicës është rrëzuar nga konstruksioni i skeleve duke pësuar lëndime trupore, lëndime të cilave nuk ka arritur që të u mbijetoj.

Njësiti i Hetimeve Rajonale në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke i hetuar rrethanat e rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ,,Vdekje aksidentale’’ dhe trupi i pajetë i viktimës i është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *