Biaggio Ali Walsh, nipi i një nga boksierëve më të madh ndonjëherë, Muhammad Ali, mundi mbrëmë Isaiah Figueroa në Las Vegas në një ngjarje të organizuar nga ‘PFL’.
Walsh ishte i pamëshirshëm me kundërshtarin duke e mposhtur atë në raundin e parë.
Ai që nga fillimi i meçit e vuri në një pozitë të vështirë Figueroan, duke e goditur në fytyrë dhe në pjesët e tjera të trupit.
Për të detyruar gjyqtarin ta ndërpresë sfidën, u përkujdes të lëshoi një të djathtë brutale e cila ishte vendimtare për fitoren e tij të tretë në ndeshjen e katërt në MMA.
Ndryshe, 24-vjeçari më herët kishte luajtur ragbi për Universitetin e Kalifornisë.
Ai në një intervistë të realizuar në nëntor të vitit të kaluar kishte treguar dallimin sipas tij mes sportit të ragbit dhe atij të MMA.
”Unë kam pasur presion edhe në futboll, i cili është një sport krejtësisht i ndryshëm. MMA është gjithashtu krejtësisht i ndryshëm nga boksi, por është gjithashtu një sport luftarak, kështu që do të ketë pak më shumë presion. Gjyshi im është shumë i famshëm. Por në fund ka të bëjë me mënyrën se si performon në kafaz,” kishte thënë Ali Walsh.
Ai ishte pyetur edhe për krahasimet me gjyshin e tij dhe kishte potencuar: ”Ai mbështetej shumë në muskujt e tij të këmbës kur gjuante grushte, në MMA unë goditesha në atë pjesë të këmbës gjatë gjithë kohës. E provova këtë, u godita dhe më rrëzuan. Por mendoj se kam shpejtësinë e tij, që ma transferoi mua.”
THE REF STEPS IN! Biaggio Ali Walsh gets the job done in the 1st round improving his amateur record to 3-1!#PFLRegularSeason LIVE NOW
???????? ESPN2 & ESPN+
???? https://t.co/jPNvomD5xg pic.twitter.com/ngAJGro2MI— PFL (@PFLMMA) April 8, 2023