Ekonomisti dhe zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi ka pasur kritika ndaj Qeverisë Kurti për menaxhimin e sektorit energjetik.
Ai fajëson ekzekutivin për neglizhencë dhe paaftësi për këtë sektor. Rukiqi theksoi se nga një milionë euro po digjen çdo vitë.
Si rezultatë i kësaj, faturat e energjisë janë rritur për 15 për qind, thotë Rukiqi.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka treguar edhe arsyet se pse është rritur çmimi i energjisë për qytetarët e Kosovës.
“Neglizhenca dhe paaftësia e Qeverisë në sektorin e energjisë: 1 milionë euro djegen çdo ditë. Si rezultat i kësaj paaftësie, mes të tjerash, faturat e energjisë na janë rritur për 15%. Pse? Blloku A5 i Termocentralit Kosova A prodhon mjaftueshëm energji elektrike për të mbuluar rreth 13% të nevojave për Kosovë. Ky bllok është lënë jashtë funksioni qe 9 muaj me radhë”, shkroi ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës.
“Për çdo ditë që kemi blerë energji elektrike për të mbushur zbrazëtirën që do të mund ta mbulonte blloku A5, Kosova ka paguar rreth 1 milion euro import ditor. Nëse nuk do të ishte zvarritur remonti i këtij blloku nga pushteti, nuk do të kishte ngritje të çmimit të rrymës prej 15%. Kjo qeveri është e paaftë! Kjo paaftësi po na kushton shtrenjtë”, ka thënë Rukiqi.