Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Dalin pamjet e veturës ku u plagos një serb e që dyshohet se u qëllua nga një polic i Kosovës -

Dalin pamjet e veturës ku u plagos një serb e që dyshohet se u qëllua nga një polic i Kosovës

Një incident ka ndodhur në orët e vona të së hënës në Zveçan, ku i plagosur mbeti një pjesëtar i komunitetit serb në Kosovë.

Policia e Kosovës njoftoi fillimisht se në këtë incident nuk ka pasur gisht ndonjë pjesëtar i policisë, mirëpo më vonë u vërtetua e kundërta, dhe PK-ja suspendoi katër zyrtarë të saj, njëri prej të cilëve dyshohet se gjuajti në drejtim të serbit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ndërkohë, mediat serbe kanë publikuar edhe pamjet e veturës ku dyshohet se u plagos pjesëtari i komunitetit serb.

Nga fotografitë shihet se plumbi ka depërtuar nga ana e prapme e veturës, saktësisht nga dritarja. Dëmtime vërehen edhe në pasqyrat anësore të veturës.

Këtë incident në veri, e kanë pritur me shqetësim Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në reagimin e tij, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, tha se Policia e Kosovës duhet bërë një hetim të plotë dhe kredibil lidhur me rastin, derisa u shpreh i shqetësuar edhe me pakujdesinë që tregoi policia, përcjell Reporteri.net.

Kjo pasi, në njoftimin e Policisë së Kosovës për incidentin, fillimisht u mohua se pjesëtarë të policisë ishin të përfshirë në këtë incident, por më pas u vërtetua e kundërta.

SHBA-ja është e shqetësuar për incidentin ku një serb i Kosovës u qëllua në Zveçan mbrëmë. Zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet përkatëse duhet të bëjnë një hetim të plotë, e kredibil. Ne jemi shumë të shqetësuar nga mohimi fillestar që u bë pa kujdes. Të gjithë qytetarët duhet të kenë besim në transparencën e forcave të zbatimit të ligjit dhe sektorin e drejtësisë”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *