Presidenti serb Aleksandar Vuci pas takimit me përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës në Rashkë ka dalë me konkluzione që do t’ia dërgojë qeverisë serbe për t’i miratuar. Vucic dhuroi show për disa orë ku më shumë foli sesa dëgjoi doli me pesë kërkesat për masat e reagimit të Serbisë.
Konkluzionet për pesë kërkesat e Serbisë do të miratohen në rast se qeveria e Kosovës vazhdon me ‘pogromin ndaj serbëve’ siç pretendoi të enjten presidenti serb Vucic se edhe është synimi.
Kërkohet nga BE reagimi i menjëhershëm i BE’së dhe institucioneve ndërkombëtare për shkeljen e marrëveshjeve për targat e regjistrimit. I dyti konkluzion është themelimi i menjëhershëm i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në përputhje me katër marrëveshjet e arritura në dialog.
Duan poashtu që të tërhiqen njësitet speciale të Policisë së Kosovës nga katër komunat e Veriut, e pastaj të mbahen zgjedhjet lokale pas themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe mbështetjes ekonomike të qeverisë serbe për të.
Ai shtoi se në rast se Kosova refuzon këto zgjidhje kompromise, pala serbe do të reagoj me masa të fuqishme.