Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Dy persona sulmojnë fizikisht një 21-vjeçar në Obiliq, dyshohet se për motive të hakmarrjes -

Dy persona sulmojnë fizikisht një 21-vjeçar në Obiliq, dyshohet se për motive të hakmarrjes

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete.

E një problem i mëhershëm dyshohet se u bë shkak që një person në Obiliq të sulmohet fizikisht.

Sinjali mëson se dy persona dyshohet se kanë sulmuar një 21-vjeçar dhe të njëjtit i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Si pasojë e lëndimeve që mori, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

Bazuar në dëshminë e tij, gjithçka ka ndodhur për shkak të hakmarrjes nga një problem i mëhershëm që ka pasur me të dyshuarit.

Dy të rinjtë janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor ku janë përballur me denoncimin ndaj tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *