Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Policia hap konkurs të ri për zyrtarë policorë: Këto janë kriteret -

Policia hap konkurs të ri për zyrtarë policorë: Këto janë kriteret

Policia e Kosovës ka shpallur një konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet.

Pra, në këtë konkurs të drejtë aplikimi kanë serbët, boshnjakët, turqit, goranët, romët, ashkalinjtë, egjiptianët, kroatët, malazezët dhe maqedonasit, transmeton Paparaci.

Sipas njoftimit, zyrtarët policorë që pranohet përmes këtij konkursi do të shërbejnë në drejtorinë rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut.

Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin
këto kritere: të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; të jetë i moshës 18-30 vjeçar; të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm; të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale; të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale; të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar) si dhe të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.

Policia bëri të ditur se aplikuesit do t’i nënshtrohen testeve me shkrim, të aftësive fizike, intervistës, testit psikologjik, kontrollimit mjekësor si dhe do t’u bëhet verifikimi i së kaluarës.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë nga 19 prilli deri më më 12 maj, ora 16:00.

Detajet e tjera dhe konkursin e plotë mund ta gjeni duke klikuar në këtë vegëz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *