Vdes pas një sëmundje në moshën 19-vjeçare futbollisti senegalez, Ndione Souleymane.
Ai luajti si portier në mesin e ekipit amator Salento të Refugjatëve të Rilindjes së Carmiano në provincën e Leçes ndërsa ëndërronte në luante në Serie A, njoftojnë mediat italiane, transmeton lajmi.net.
Ndione ka vdekur në Milano në shtëpinë e xhaxhait të tij ku kishte rreth një muaj në pritje të kthimit në Salento.
Vetëm xhaxhai vuri re se futbollisti tanimë i ndjerë nuk jepte asnjë shenjë jete dhe mjekët nuk mund të bënin gjë tjetër veçse konstatonin vdekjen e tij.
Vdekja e futbollistit të ri tronditi të gjithë ata që e njihnin, duke filluar nga shokët e skuadrës dhe trajneri i cili u zënë menjëherë për të mbledhur fondet e nevojshme për ta dërguar trupin në vendin e origjinës.