Në tregun gjerman janë 30 modele makinash të reja që kushtojnë më pak se 20 mijë euro dhe mes tyre nuk ka më vetura të markës Volkswagen.
Këto 30 modele të veturave konsiderohen të vogla dhe të përballueshme në çmim për shumicën e njerëzve.
Sipas analizës së revistës Auto Verkehr, numri i makinave me çmim më të ulët se 20 mijë euro në Gjermani ka rënë nga 45 modele para një viti në 30 modele këtë vit.
Duke qenë se çmimi i Volkswagen Polo u rrit me 1,000 euro dhe tani një Polo i ri kushton 20,830 euro, edhe Volkswagen si një nga prodhuesit më të mëdhenj të makinave në botë nuk posedon më një model që kushton më lirë se 20,000 euro.
Situata është e ngjashme me makinat e tjera të vogla, duke përfshirë Ford Fiesta, Peugeot 208 dhe Toyota Yaris. Të gjitha këto makina kushtojnë më shumë se 20,000 euro. Ka disa arsye pse makinat po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta.
Disa prej tyre janë rregullat e Bashkimit Evropian për emetimin e gazrave dhe rritja e çmimeve të energjisë dhe lëndëve të para. Prodhuesit thjesht ua kalojnë konsumatorëve kostot në rritje të prodhimit.