Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
“Unë kam familje e fis, kam dajë e shokë”, Jasharaj paralajmëron ata që synojnë ta sulmojnë fizikisht -

“Unë kam familje e fis, kam dajë e shokë”, Jasharaj paralajmëron ata që synojnë ta sulmojnë fizikisht

Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj ka folur për sulmin që ka ndodhur sot ndaj tij, gjatë një mbledhjeje me arsimtarë të një shkolle në kryeqytet.

Jasharaj, lideri i grevistëve në sektorin publik, ka thënë se ai është në rrugë të drejtë, duke paralajmëruar që nuk do t’i tolerojë sulmet fizike ndaj tij.

“Uroj që situata të tilla të mos përsëriten. E di që mund të ketë sjellja me të rënda por unë jam në rrugën e drejtë”, ka thënë Jasharaj për T7.

Ai ka thënë se nëse do të ketë sulme të tilla në të ardhmen, atëherë sulmuesit do të përballen me pasoja të rënda.

“Nëse do të ketë kanosje të tilla, populli thotë dy duar për një kry, unë kam familje e fis, kam dajë e shokë dhe le ta dinë ata që më sulmojnë fizikisht do të përballen me pasoja të rënda, sepse po them: dy duar për një kry janë”, ka theksuar ai.

Ky është momenti kur tentohet sulmi ndaj Rrahman Jasharajt, publikohet videoja
Rrahman Jasharaj është një prej figurave më të komentuara aktualisht. Me futjen e punëtorëve të sektorit publik në greva, si udhëheqës i këshillit grevist, ai ka marrë mbështetje por edhe sulme e fyerje në vazhdimësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *