Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Gruaja në Lipjan i ‘hyn’ dajak bashkëshortit, i ndihmon edhe babai i saj -

Gruaja në Lipjan i ‘hyn’ dajak bashkëshortit, i ndihmon edhe babai i saj

Rastet e dhunës në familjet kosovare janë goxha të shpeshta dhe në shumicën e rasteve viktima janë vajzat e gratë.

Rrallëherë ndodh që burrat të jenë ata që përjetojnë dhunë fizike dhe psikike nga anëtarët e familjes. Por ndryshe ka ndodhur së fundmi në një familje Lipjan, ku një person ka kërkuar ndihmën e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima, 43-vjeçar është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij dhe babai i saj (miku i viktimës), të cilët për motive ende të panjohura, kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Bazuar në dëshminë e burrit, rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur gruaja e tij dhe miku e kanë rrahur atë, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka kërkoi ndihmë mjekësore në spital.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur ta njoftojë Policinë për dhunën që ka përjetuar.

Si rezultat i raportimit të rastit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tyre kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *