Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme -

Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se në javën e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil.

Sipas parashikimeve, të hënën pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Gjatë ditës parashihet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të sjellin shi dhe shkarkime rrufës. Në disa zona ekziston rrezik për breshënizë. Temperaturat mbeten konstante me ditët e fundit” informoi IHMK.

Të martën pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas parashikimeve, vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu, ndërsa në disa zona të kufizuara ekziston rrezik për breshënizë. “Temperaturat do të shënojnë ulje në vlerat e maksimaleve.”, u bë e ditur nga IHMK.

Të mërkurën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me riga të izoluara shiu.

“Në fushat termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme. Një ditë që do t’i gjasoj stinës së vjeshtë së vonë.”, bëri të ditur instituti.

Ndërsa, të enjten pritet të mbajë mot kryesisht i qetë dhe i freskët. “Temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë në krahasim me temperaturat e ditës së mëparshme.”, informoi IHMK.

Edhe dita e premte parashihet të jetë relativisht e qetë, me rritje të lehta të maksimaleve, derisa ato minimalet mbeten konstante.

“Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.”, bëri të ditur IHMK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *