Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Historia e biznesmenit shqiptar: Si më nxiti gruaja që vetëm me një Iopë të ngrinim një perandori? -

Historia e biznesmenit shqiptar: Si më nxiti gruaja që vetëm me një Iopë të ngrinim një perandori?

Isuf Begaj, themelues i kompanisë “Erzeni”, rrëfen në “Real People” se si nisi gjithçka për ngritjen e kompanisë së tij. Ai i jep meritat bashkëshortes për iniciativën dhe punës e dashurisë së palodhshme për bujqësinë, blegtorinë e natyrën.

“Morëm një lopë nga kooperativa bujqësore dhe këtë lopë e çova në 9-të krerë lopë brenda një kohe shumë të shkurtër. Pra ishim të apasionuar si unë dhe ime shoqe, e cila kishte punuar në bujqësi por më tepër në blegtori edhe e kishim pasion bagëtinë. Duke bërë 10 krerë lopë, menduam ku ta çojmë në atë kohë gjithë atë qumësht dhe menduam të bënim një baxho.

Por si do ta bënim? Se nuk kishim asnjë mjet në atë kohë. Ime shoqe ishte shumë inisiatore, tha do t’i gjejmë veglat. Mori kazanin e larjes së rrobave dhe një bidon që kishim marrë nga kooperative për qumështin dhe filluam punën. Një fshatar solli dhe ai qumështin dhe filloi të shtohej sasia që grumbullonim.

Kjo më bëri që të kërkoja mjete pune në Berat dhe Kuçovë te llamarinpunuesit dhe kështu filluam me vështirësi. Kemi vuajtur shumë. Këtu kam pasur baxhon e vogël dhe na shkoi puna mbarë. Të gjithë atë prodhim që bënim e çonim me autobusë në Berat. I shisnim me një çmim të arsyeshëm me 170 kilja e djathit. Gruaja rrinte në merkato unë shkoja dyqan më dyqan të gjeje klientë dhe më pas e kapa të gjithë Beratin”, tha ai.

Sot fabrika e përpunimit të qumështit “Erzeni” është një nga operatorët kryesorë në sektorin e saj. Është një kompani që ka një impakt të gjërë social, pasi mjafton të kujtojmë se më veprimtarinë e saj është i lidhur aktiviteti i rreth 10000 fermerëve të shpërndarë në afro 40 fshatra të zonës së Lushnjës, Beratit, Fierit, Vlorës, Gjirokastrës e deri tek fermat e Lezhës etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *