Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
“Të mos rrëzohet krejt ligji, të mbetet në fuqi rritja e pagave” -

“Të mos rrëzohet krejt ligji, të mbetet në fuqi rritja e pagave”

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se ky institucion në dërgimin e Ligjit të Pagave në Gjykatë Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë së tij, nuk e ka atakuar ligjin në përgjithësi. Ai ka thënë se pjesa e rritjes së pagave duhet të mbetet në fuqi.

Në “Konfront” të KTV-së të enjten, Qelaj ka thënë se ligji ka të meta.

“Unë kam thënë se nuk jam i interesuar që ligji t’i nënshtrohet vlerësimit të kushtetutshmërisë pasi kur unë konstatoj se ligji duhet të shkojë në Gjykatë Kushtetuese, ka defekte dhe ai mund të anulohet. Këtë e kam thënë me një qëllim se ka rëndësi etike për shtetin, qytetarët, të punësuarit në sektorin publik. Kur është publikuar ligji, kur ka hyrë në fuqi, ne kemi filluar të marrim ankesa me numër shumë të madh, mbi 100 ankesa të adresuara nga individë dhe grupe të të punësuarve në sektorit publik dhe baza ankimore ka qenë e njëjtë, pabarazia në sektor për punën e njëjtë pagën e njëjtë, diskriminimi në raport me sektorë të tjerë, diskriminimi në koeficient në nivel të rangimit dhe çështjen e shtesave që lidhen me përvojën e punës”, ka thënë ai.

Sipas tij, pavarësisht përpjekjeve për evitim të të metave, në ligj megjithatë ka të tilla.

“Natyrshëm me gjithë ato ankesa, ligji është dashtë t’i nënshtrohet vlerësimit të kushtetutshmërisë nga Kushtetuesja”, ka vazhduar Qelaj.

Ai ka sqaruar se ligji nuk është atakuar në përgjithësi. “Duke konsideruar se një numri të madh zyrtarësh publikë iu ka rritë paga, kemi konsideruar se në këto situata ligji me këtë pjesë duhet të mbetet në fuqi. Nuk duhet t’i ulet askujt paga me ligj sepse këtë e thotë Ligji i Pagave”, ka thënë Qelaj.

Ligji i Pagave hyri në fuqi sivjet. Ai ka pasur për qëllim rregullimin e sistemit të pagave për mbi 80 mijë punëtorët e sektorit publik. Në disa sektorë ka pasur ankesa për ulje pagash. Mbi 100 ka qenë numri i ankesave tek Avokati i Popullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *