Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Hoti për rritjen e tatimit në pronë: Një shtëpi në lagjet luksoze të Prishtinës do të paguaj tatim më pak sesa një banesë në Fushë- Kosovë -

Hoti për rritjen e tatimit në pronë: Një shtëpi në lagjet luksoze të Prishtinës do të paguaj tatim më pak sesa një banesë në Fushë- Kosovë

Ish- kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një intervistë për Gazeta Blic ka folur për tatimin në pronë që u rritë nga Qeveria e Kosovës, por edhe për shqyrtimin e parë të këtij projektligji në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa, raporton Gazeta Blic.

Me atë se çfarë po ndodh momentalisht me tatimin në pronë, Hoti ka thënë se është krijuar një kaos total dhe askush nga Qeveria apo Ministria e Financave nuk e di se si do të veprohet tutje.

Sipas tij, propozimi i ministrit për faljen e 100 euro për secilin që paguan tatimin në pronë, duhet të rimburësohet nga Qeveria e Kosovës, por që Hoti thotë se për këtë nuk e kanë idenë se si do të veprohet.

Ky deputet i LDK-së, vlerëson se me tarifën e re për tatimin në pronë, 40 për qind do të ulen të hyrat vetanake të komunave.

Anomalia më e madhe sipas Hotit, është se një pronë biznesi apo një shtëpi luksoze në cilëndo qoftë lagje luksoze të Prishtinës, do të paguajë më pak tatim në pronë, sesa një shtëpi apo banesë së Fushë Kosovë.

Pa dëgjim publik, pa komunat e Kosovës dhe pa asnjë rekomandim nga ata që preken direkt nga tatimi në pronë, Hoti thotë se Qeveria e ka dërguar në Kuvend projektligjin për tatimin në pronë.

“Askush nuk e di se si do të veprohet. Është kaos total ndoshta për t’u kthyer mbrapa ndoshta në histori të kësaj pune, si përcaktohet tatimi në pronë? Është norma e tatimit në pronë që i përcakton ligji minimumin dhe maksimumin dhe është vlerësimi i pronave qe e bënë MEF dhe mbi bazën e vlerës së tregut të pronës, kur zbatohet norma tatimore del fatura e tatimit në pronë”, thotë Hoti.

Ai ka theksuar se me faljen e 100 eurove, do të bien të hyrat e komunave.

“Më 23 janar njerëzit e kanë parë që po iu dyfishohet tatimi në pronë edhe ministri dëshiron ta ndërroj ligjin që t`i fal 100 euro, falja e këtyre 100 euro nënkupton se do të bien të hyrat nga tatimi në pronë të komunave në pronë për 40 për qind, krejt ky planifikim i të hyrave në pronë për vitin 2023 është i shpërndarë në projekte kapitale, pra nuk realizohen projektet kapitale për shkak të rënies së të hyrave vetanake të komunave”, thotë Hoti për Gazeta Blic.

Sipas tij, nëse qeveria i fal këto 100 euro e ka për obligim t’i kompensoj komunat.

“E kanë dërguar një propozim komunat përmes AKK dhe i kanë thënë ministrit ktheje vlerësimin siç ka qenë më 2022 dhe vlerësimet e reja lë të bëhen për vitin 2024, sepse është parë që është e detyrueshme të rishikohet zonimi i objekteve të banimit dhe të bizneseve se janë përdor zona të para disa viteve, të cilat nuk janë reale dhe si rezultat ka anomali të mëdha në sistem, kur një shtëpi në lagjet ekskluzive të Prishtinës tatimohet më pak në tatim në pronë sesa një shtëpi në Fushë Kosovë ta zëmë, për shkak se ky ministër, kjo qeveri nuk di çka bëjnë ata, nuk e kuptoj se si rrinë në zyre gjithë ditën dhe nuk dinë se çfarë ndodh në ministritë e tyre, vetëm kur i ngrisim ne çështjet si opozitë tek atëherë aktualizohen”, vlerëson Hoti për Gazeta Blic.

Tash, shton ai, te tatimi në pronë e kanë sjell ligjin për faljen e 100 eurove dhe nuk dinë se si t`i kompensojeni dhe kanë vendosur tash normat progresive në tatimin në pronë.

“Dhe çfarë nënkupton kjo? Bizneseve në veçanti, sepse bizneset kanë prona të mëdha, bizneset kanë prona në vlerë 500 mijë, 1 milion 2, milionë, 10 milionë 100 milionë, objektet rrugës për në Veternik, atyre do t`iu 3 fishohet tatimi në pronë, do të ketë biznese, sallone të ndryshme, spitale ose lagje të tjera që do të paguajnë 500 mijë euro ose 2-3 fishë më shumë tatim në pronë sesa që kanë paguar më herët, dhe krejt kjo është bërë pa asnjë konsultim, as me komunat, as me bizneset, i kanë shkurtuar procedurat për sjelljen e këtij projektligji jashtë çdo standardi, një ligj kaq i rëndësishëm që i prek 40 për qind të të hyrave të komunave, që i prek bizneset, vjen në Kuvend si në kohën e komunizmit, pa diskutuar më kënd, pa marrë opinionin , pa krijuar njëfarë dakordimi shoqëror për t`i çuar ligjet përpara, sepse ne e kemi diskrecionin, të drejtën për të miratuar ligjet, por ne nuk miratojmë ligje pa zhvilluar konsultime të gjëra, së paku me atë që preken nga miratimi i ligjit”, tha Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *