Ekonomia shqiptare pësoi një rritje të fortë gjatë vitit që lamë pas pavarëisht krizës së çmimeve. Në raportin e fundit të Bankës Botërore për rajonin theksohet se gjatë vitit 2022, ekonomia e Shqipërisë vijoi rimëkëmbjen duke prekur nivelin 4.84%. Shqipëria renditet e dyta në rajon për rritjen Ekonomike duke u renditur pas Malit të Zi.
Ndërkohë që ka lënë pas Serbinë,Bosnjë-Hercegovinën e Kosovën.
Banka Botërore thekson se , tregtia dhe ndërtimi ishin sektorët që udhëhoqën rritjen ekonomike në vitin 2022. Megjithatë, pushtimi i Ukrainës nga Rusia krijoi probleme në ritmet e rritjes ekonomike pasi goditjet e ofertës u reflektuan në kostot dhe rritje të pasigurisë, veçanërisht në sektorë si bujqësia dhe prodhimi.
pavarësisht inflacionit të lartë i cili arriti në 8.3 % në tetor më i larti i regjistruar në dekadat e fundit, Banka botërore thekson se inflacioni në Shqipëri mbetet më i ulët se në vendet e tjera, për disa arsye. Së pari, prodhimi i energjisë elektrike nga hidrocentralet, që megjithëse nuk ishte në gjendje të plotësonte deri në 85 për qind të kërkesës së brendshme për energji, siguroi gjithsesi mbrojtje nga kriza e vazhdueshme energjetike.Në këtë mënyrë u frenua rritja e çmimeve të energjisë për bizneset dhe familjarët.
Po ashtu , kursi i këmbimit të monedhës vendase ndaj euros vijoi të mbiçmohet (me 4.9 për qind në dhjetor), duke frenuar kështu transmetimin e inflacionit të importuar në ekonominë vendase.
Së fundi efekte pozitive në ecurinë ekonomike vlerësohet se dha edhe vendosja e çmimeve të kontrolluara nga bordet për artikujt kryesorë ushqimorë dhe karburantet. Sipas Bankës botërore rritja ekonomike do të vijoj edhe për këtë vit edhe pse do të jetë më e ngadaltë