Adrian Çollaku ka kritikuar opozitëbërjen e LDK-së në këtë qeverisje, teksa e ka krahasuar me PSD-në, që sipas tij më shumë impakt kishte kjo parti me aksionet e saj sesa partia që dikush drejtonte me vendin.
Çollaku në një përballje me deputetin e kësaj partie, Driton Selmanaj në Politiko në Kanal10, theksoi se LDK-ja si opozitë nuk është vërejtur fare në përballjet e shumta në seancat plenare të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta10.
“Puna e zgjedhjeve është si puna e boksit. Më shumë ka bërë PSD-ja në impkatin që e ka pasë në vendimarrje në qeveri sesa ju. Unë s’po thom që s’keni ba ju zhurëm ose deputetët tjerë. PSD-ja ta ka anulu një vendim për çështjen e stikersave, por cili është impakti që e ka ba opozita. PSD-ja ka bërë aksione që kanë pasur impakt më të madh.”, i tha Çollaku – deputeti të LDK-së, Driton Selmanajt.