Të premten do të jetë mot i ndryshueshëm e me temperaturat maksimale e minimale të luhatshme gjatë ditës.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar me kohë që këtë javë do të mbizotëroj mot i luhatshëm sa i përket temperaturave dhe reshjeve.
Edhe dita e premte do të jetë relativisht e qetë me rritje të lehta të maksimaleve, derisa ato minimalet mbeten konstante.
Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.
Temperaturat minimale do sillen nga 1 deri në 7 gradë Celcius, kurse ato maksimale nga 9 deri në 13.