Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Eksperti i ekonomisë thirrje Qeverisë: Zgjidhni sa më parë bordin, po rrezikohen mjetet e Trustit! -

Eksperti i ekonomisë thirrje Qeverisë: Zgjidhni sa më parë bordin, po rrezikohen mjetet e Trustit!

Eksperti i ekonomisë, Lulzim Beqiri, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se mungesa e Bordit në Fondin e Kursimeve Pensionale (TRUST) mund të rrezikojë mjetet e Trustit për shkak të lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare.

Beqiri tha se Bordi do të luante rolin jetik që mjetet të investoheshin në tregje më stabile dhe profitabile.

“Mungesa e Bordit mund te rrezikoj mjetet e Trustit duke marrë për bazë levizjet në tregjet ndërkombetare. Bordi do ta luante rolin jetik që ato mjete që janë të investuara dhe rrezikohen ti terhjek dhe ti investoi në tregje me stabile dhe me profitabile. Prandaj i bëj thirrje qeverisë qe te procedoi sa ma shpejt me zgjedhjen e bordit dhe të merret situata nën kontroll” tha Beqiri.

Beqiri tha se vitin e kaluar Trusti ka patur një humbje prej 150 milionë euro, humbje që kanë vazhduar edhe në vitin 2023.

“Po bëhen dy muaj qe Trusti nuk ka Bord udhëheqës që është organi më i larte menaxhes ne Trust, kjo ka ardh si rezultat i mos interesimit te institucioneve të vendit për të zgjedhur bordin e ri. Bordit i ka skadu mandati kohë më parë po sipas rregulloreve bordit ju ka vazhdu me automatizem mandati edhe per tre muaj, por edhe nga kjo ende nuk kemi bordin e ri i cili ka për detyrë menaxhimin. E mbi 2 miliarde euro kursime pensionale, vitin e kaluar Trusti kishte një humbje prej mbi 150 milione euro, ky trend ka vazhdu edhe në vitin 2023 duke i shkaktuar humbje kontribuesve” tha Beqiri në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”

Tri institucionet financiare kryesore të Kosovës kanë mbetur pa udhëheqje.

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka mbetur pa bord nga 1 marsi.

Në fund të po këtij muaji ka skaduar edhe mandati i guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, ndërsa Administrata Tatimore e shtetit menaxhohet me ushtrues detyre nga viti i kaluar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *