Çmimi i derivateve të naftës së fundi ka shënuar rënien me të madhe prej nisjes së luftës në Ukrainë.
Siç shkruan portali Indeksonline, sot në tregun vendor një litër naftë kushton nga 1.16 (Gjilan) deri në 1.33 euro, ndërsa pak më i lartë mbetet çmimi i benzinës.
Rënia e çmimit në tregun kosovar është diktuar nga rënia në bursa ku atje sot një barel naftë po shitet me 75 dollarë.
Çmimi është në rënie edhe në vendet e rajonit, si në Shqipëri ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut.